Mario Mitaj ka hyrë më parë historinë e AEK si lojtari më i ri i huaj që ka luajtur me fanellën e ekipit të parë. Talenti i Shqipërisë ishte pjesë e ekipit në përballjen derbi që do të zhvillohej kundër PAOK, atje ku u barazua në shifrat 1-1. Futbollisti kuqezi u aktivizua që nga minuta e parë dhe mori vlerësime pozitive nga ana e mediave.
Një tjetër arritje e madhe për Mitajn ishte kur veshi fanellën e Shqipërisë U-21. Po flasim për një futbollist që është vetëm 17-vjeç e 4 muaj dhe po i djeg të gjitha etapat brenda një kohe të shkurtër. Histori që vazhdohen të shkruhen teksa Mitaj është aktivizuar si titullar edhe ndaj Leicesterit në “Europa League”. Talenti kuqezi është lojtari më i ri i AEK që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje Europiane dhe për këtë arsye ekipi grek është krenuar në rrjetet sociale duke shkruar se një e ardhme e madhe po e pret këtë lojtar. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram