Adrion Pajaziti dhe Tim Civeja dallojnë mbi të tjerët, Shqipëria U-21 publikon listën

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi doli këtë të martë në një konferencë për mediat, në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese të EURO 2025, ndaj Finlandës (22 mars, ora 17:00) dhe Zvicrës (28 mars, ora 17:00).

Trajneri i kuqezinjve nën 21 vjeçarë komentoi listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida të rëndësishme, që do të luhen në stadiumin “Air Albania”. Në këtë listë dallohen emrat e Adrion Pajazitit dhe Tim Civejas mbi të tjerët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/