Adrian Bajrami po vazhdon gjithmonë e më tepër me hapa të sigurt drejt ekipit të parë. Mbrojtësi shqiptar është pjesë e Benfikës B, teksa pret një ftesë nga trajneri mes lojtarëve më të mirë të grumbulluar në gjigandët portugez.
Pak ditë më parë ekipi i dytë i Benfikës ka zhvilluar një miqësore kundër Oliverirense. Kjo përballje u mbyll me shifrat 0-3, ndërsa goli i tretë i takimit do të shënohej nga ana e Adrian Bajramit, që debutoi me Shqipërinë e Rejës në miqësoren e fundit. /Sport Ekspres/