Kristal Abazaj luajti ndeshjen e tij të fundit me Luftëtarin në Lushnje dhe nga sot mund të konsiderohet një lojtar i Anderlehtit. 21-vjeçari ka zgjedhur profilin e tij në “Facebook” për të falënderuar të gjithë pjesëtarët e klubit Luftëtari, duke mos nguruar që t’i marrë të gjithë me radhë.
“LUFTËTAR…. Erdhi momenti për të bërë një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën time si futbollist dhe për këtë duhet të ju FALËNDEROJ juve të gjithëve,. Faleminderit shkon për Presidentin, për bordin drejtues të Luftëtarit, për stafin teknik, për tifozat blu-zi, dhe në mënyrë të veçantë për shokët e ekipit, të cilët më kanë ndihmuar dhe më kanë dhënë forcë e kurajë për të ecur përpara. Kemi qenë si vëllezër dhe si familje e madhe. Ju faleminderit nga zemra. FORCA LUFTETARI”, përfundon postimi i Abazajt.