Duhet të ishte e diela e pushimit, familjes dhe miqve, por drejtori sportiv i Skënderbeut, Fakiç, preferoi t’ia zbukuronte edhe më shumë… Avioni, vizitat mjekësore dhe firma për 3 vjet. Më pas, premtimi: Do të bëhesh i madh këtu! Ke ardhur te vendi i duhur”
Nga Anton Cicani
Duhet të ishte një e dielë shlodhëse, me një kafe në familje, ndoshta me miqtë, apo një drekë e darkë, për të mbyllur kështu javën dhe përgatitur për sfidat e ardhshme të kampionatit, por për Kristal Abazajn, data 15 prill 2018 do të mbahet mend gjatë në kujtesën e tij. Pikërisht telefoni i një mëngjesi ishte një dhuratë që kurrë nuk e kishte imagjinuar. Sport Ekpres zbulon prapaskenën e një transferimi “supersonik”, që nuk pritej dhe ka befasuar dhe vetë protagonistin, që kurrsesi nuk mund ta imagjinonte. “Alo, jam Fakicc! Bëj gati pasaportën, do të nisemi në Belgjikë, do të firmosësh për Anderlehtin. Detajet i bisedojmë kur të takohemi”.
Abazaj shtanget, duart nisin t’i dridhen dhe nuk di se ccfarë të bëjë më parë. Lajmëron familjarët e tij, disa miq dhe përgatitet për Belgjikë. Aty ku e pret një nga klubet më të mëdha, që rrit talente ccdo vit dhe që është një trapolinë drejt të ardhmes, drejt “ashensorit” për një tjetër kampionat, edhe më të madh… “Të kanë parë dhe i ke pëlqyer shumë”, shton Fakicc.
E gjitha në dijeni të Skënderbeut dhe presidentit Takaj, që jep “ok” për një shumë që do të ngrohë xhepat. Rroga e futbollistit, sipas asaj që ai vetë thotë për “Sport Ekspres” është “250 mijë euro në sezon”, për tre vitet e ardhshme. Goditja e dytë e Anderlehtit, pasi siguroi edhe mesfushorin ukrainas të Kortrijk, Makarenko.
Vizita mjekësore (me pantallonat e kombëtares) sot në mëngjes, një shëtitje brenda ambienteve të klubit, pak në stadium dhe xhiro nëpër qytetin e Brukselit. Më pas, firma në kontratë. Drejtuesit e trajtojnë si djalin e tyre dhe i premtojnë se ka ardhur në një top klub, ku mund vetëm të rritet. Por, Abazaj përgatit rrobat dhe valixhen e tij, sepse nesër do të fluturojë sërish me drejtim Shqipërinë.
Historia e pabesueshme e një futbollisti që u ble nga Skënderbeu që në janar dhe u la huazim deri në fund të sezonit te Luftëtari. Asnjë ditë në Korccë, përvecc se si vizitor dhe pushues. Nga Gjirokastra në Bruksel, me një fanellë të re. Abazaj është gati të kthehet dhe të mbyllë sezonin ashtu si e ka nisur, me gola. Ndërkohë, Europa mbetet ende objektiv, edhe pse vitin tjetër e sigurt është që në Europë ai do të jetë, tani mbetet të vendoset nëse është Champions ose Europa League.