A vlen Armando Broja më shumë se Lukaku? Të shtunën mësohet e vërteta me Manchester City, më shumë jehonë do të bënte te Chelsea

A vlen më shumë Armando Broja se Lukaku? Për momentin të dy sulmuesit kanë shënuar numër të njëjtë golash në Premier League, por ndryshimi qëndron në shifrën stratosferike që Chelsea dha për Lukakun, ndërsa Broja është pjesë e klubit dhe u dërgua në huazim. Për më tepër, një gol i realizuar me Southampton ka një koeficent më të lartë vështirësie sesa një gol i shënuar me Chelsea. Ndeshja e radhës për Brojën nuk do të jetë e lehtë, përballë është Manchester City.

Por ky duel zhvillohet në shtëpi dhe deri tani faktet tregojnë se sulmuesi shqiptar shënon thuajse në çdo rast kur Southampton është vendas. Ndërkohë hera e fundit që Lukaku ka marrë kritika të panumërta ishte pikërisht ndeshja me Manchester City, atje ku ishte hija e vetvetes, humbi shumë topa dhe në fund mori “shigjetimin” e vetë trajnerit Tuchel. Nëse Broja do të arrijë që të lërë gjurmë në ndeshjen ndaj Manchester City, më shumë jehonë sesa të vetë Southampton, do të bënte te Chelsea./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *