A do të kthehet te Partizani? Përcaktohet koha se kur do të vendoset për Jasir Asanin

Jasir Asani bëri hapin e rëndësishëm në karrierë, teksa në la Partizanin në fillim të këtij viti për t’iu bashkuar AIK-ut në Suedi. Sulmuesi shqiptar firmosi një kotratë deri në fund të muajit qershor në formën e huazimit. Por fati nuk u tregua aspak bujar me të, pasi pandemia Covid-19 që shpërtheu në mbarë globin bëri që Asani të jetë pranë përfundimit të kontratës me AIK-un dhe ende të mos e ketë shijuar një ndeshje zyrtare në kampionat me fanellën e tyre.

Situata me të dukej e paqartë, madje u përfol se aventura e lojtarit të Paritzanit në Suedi të përfundonte vetëm me disa ndeshje miqësore dhe në Kupë. Por drejtuesit e skuadrës nordike janë duke e menduar të ardhmen e futbollistit shqiptar dhe kanë bërë të ditur edhe kohën se kur do të dalin me një vendim zyrtar.  “Vendimi do të merret përpara përfundimit të majit”, sqaron Wesstrom, drejtori i klubit, lidhur me çështjen Asani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online