Në koreografinë e tifozëve të Trabzonsporit ishte vendosur edhe flamuri shqiptar, në Serbi marrin përgjigjen se pse ata mungonin

Vëmendje të jashtëzakonshme tërhoqi koreografia e pabesueshme e tifozëve të Trabzonit në ndeshjen e Europa League kundër Baselit. Mbështetësit e skuadrës turke kanë përshkruar qartë se çfarë ka kaluar vendi i tyre pas tërmetit shkatërrues.

Në koreografi paraqitet një person që shpëton një fëmijë nga rrënojat. Me flamurin e Turqisë dhe flamuj simbolikisht më të vegjël të shumë vendeve që dërguan shpëtimtarët në këtë vend, mes tyre edhe i Shqipërisë, tifozët e Trabzonsporit gjetën mënyrën origjinale për t’i falënderuar të gjithë.

Por në këto flamuj mungonte i Serbisë, pavarësisht se kishte dërguar disa njerëz për të shpëtuar personat që ishin në rrënoja në Turqi. Kjo nuk kaloi pa vëmendje në mediat serbe, ndërsa tifozët e Trabzonsporit kanë kërkuar falje pasi kanë harruar disa shtete pa i vendosur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *