VIDEO/ Real Madridi firmos direkt me të! Ky është 16-vjeçari që përshkruan gjithë fushën për 10 sekonda, ka muskujt e Hulk

Një lojtar 16-vjeç ka treguar të gjithë aftësitë e tij dhe pritet që të pushtojë botën e futbollit brenda pak vitesh. Flitet për Endrick Felipe, brazilianin që ka nënshkruar një kontratë për shumë vite me Real Madridin në dhjetor. Aktualisht lojtari është pjesë e Palermias dhe do të vazhdojë të luajë në këtë skuadër derisa të mbushë 18-vjeç.

Pak ditë më parë Endrick luajti kundër Sao Bentos. 16-vjeçari i impresionoi të gjithë pasi me një sprint e përshkroi gjithë fushën për 10 sekonda. Gjithashtu braziliani bie në sy për muskujt e kofshës të cilët duken tërësisht të pazakontë për moshën e tij duke na kujtuar Hulk. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *