Anis Mehmeti ndodhet në një moment jo të mirë të karrierës. Një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme teknike dhe që i ka dëshmuar menjëherë te Bristol City. Megjithatë duket se diçka ka ndodhur në marrëdhënien mes lojtarit dhe trajnerit.
Në katër ndeshjet e fundit, Mehmeti ka luajtur vetëm tre minuta. Shumë pak për një lojtar që mund të zgjidh ndeshjen i vetëm, që mund të driblojë të gjithë ekipin kundërshtar, megjithëse duhet të punojë më shumë për skuadrën dhe të mos tregohet shumë egoist. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/