Gjatë një interviste për “Sky Sport”, Bobo Vieri ka folur për situatën në të cilën ndodhet Juventusi. I pyetur nëse bardhezinjve i mungon një sulmues si ai, Vieri është përgjigjur se “zonjës së vjetër” i nungojnë kampionët. Ish-futbollisti i njohur italian ka shtuar se emri i Juventusit mbetet ende, por niveli i lojtarëve nuk është aq i mirë.
“Jo vetëm një qendërsulmues, atyre u mungojnë disa nga lojtarët e mëdhenj që kishin më parë… disa kampionë. Emri i Juventusit mbetet po ai, por ndonjëherë lojtarët nuk janë aq të mirë. Megjithatë, sot nuk është e lehtë të blesh lojtarë të mëdhenj, duke pasur parasysh ‘Fair Play’-n financiar dhe të gjitha kufizimet e tjera”, ka thënë Bobo Vieri./Sport Ekspres/