Shqipëria njeh kundërshtarët në Europianin U21, goglat e vendosin në një grup të zjarrtë me Spanjën dhe Italinë!
Shqipëria U21 ka mësuar kundërshtarët që do të përballet në Kampionatin Europian të vitit 2027. Kuqezinjtë do të jenë pjesë e Grupit B, ku goglat i kanë vendosur përballë tre përfaqësueseve të tjera: Spanjës, Italisë dhe Finlandës.
Një grup aspak i lehtë për skuadrën shqiptare, e cila do të ketë përballë dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit europian për këtë grupmoshë. Spanja dhe Italia janë dy kundërshtarë me traditë dhe cilësi të lartë, ndërsa Finlanda është një tjetër sfidë që nuk duhet nënvlerësuar.
Për Shqipërinë, ky Europian do të ketë një rëndësi të veçantë, pasi do të jetë bashkëorganizatore e turneut së bashku me Serbinë dhe do të ketë mundësinë të luajë përpara tifozëve të saj.
Kampionati Europian U21 i vitit 2027 do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik, me 16 përfaqësuese të ndara në katër grupe. Dy skuadrat e para të çdo grupi do të sigurojnë kualifikimin në fazën çerekfinale.
**Grupi B:**
– Shqipëria ??
– Spanja ??
– Italia ??
– Finlanda ??
Një sfidë e madhe për të rinjtë kuqezi, që do të kërkojnë të bëjnë histori në shtëpinë e tyre!