VIDEO/ Humbi me goleadë në debutimin te United-i, Pochettino: Kush luan futboll e di që nuk ishte karton i kuq

Mauricio Pochettino e ka nisur përvojën e tij te Manchester United-i në mënyrën më të keqe të mundshme. Ekipi i tij është mposhtur me shifrat 4-0 nga Liverpool-i në javën e 11 të Premier League-s. Një episod i rëndësishëm që ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes ishte dalja me karton të kuq që në minutën e 8 të Yoro-s.  Por Pochettino nuk bie dakort me vendimin e arbitrit. Sipas trajnerit argjentinas, të gjithë që luajnë futboll e dinë se ndërhyrja nuk ishte për karton të kuq.

“Kartoni i kuq ishte një vendim për të cilin, për këdo që luan futboll, ishte e qartë se një situatë e tillë nuk meritonte karton të kuq. Lojtarët po e ndiejnë dhimbjen e rezultatit. U thashë të qëndrojnë të qetë. Ajo që ndodhi ishte një situatë e padrejtë. Duhet ta pranojmë atë realitet. Duhet të përpiqemi të rrisim fokusin e përqendrimin tonë, si dhe të marrim vendime më të mira në fushë”, ka thënë për mediat pas ndeshjes Mauricio Pochettino./Sport Ekspres/