Fenerbahçja është ndalur sot në një barazim 2-2 ndaj Kocaelisporit. Një tjetër rezultat negativ për “nëndetësen verdheblu”. Vedat Muriqi ka folur pas ndeshjet për mediat dhe ka treguar se ku çaloi ekipi i tij në fushën e lojës. Sulmueso shqiptar është shprehur se lojtarët duhet të ulen dhe të analizojnë situatën. Ai ka përfunduar se futbollistët duhet të punojnë bashkë për të qenë të denjë për fanellën e Fenerbahçes.
“Na vjen keq. Sinqerisht, na vjen keq. Nuk mundëm ta nisnim ndeshjen ashtu siç donim. I lejuam kundërshtarët të luanin gjatë 30 minutave të para. Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse goli i Lukakut do të ishte quajtur i rregullt. Më pas, u mblodhëm dhe e morëm veten. Si grup lojtarësh, na vjen keq. Secili duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Do t’i vëmë kapelet në tryezë dhe do të analizojmë situatën. Do të punojmë së bashku për të qenë të denjë për fanellën e Fenerbahçes”, ka deklaruar Vedat Muriqi./Sport Ekspres/