Nga Gerti Çarçani
Dy fjalë “anti-gazetarie” meqë jemi në kohë buxhetesh, shifrash, por dhe masturbimesh financiare në çdo drejtim:
1. Shqipëria, aprovon në parim superbuxhetin e shtetit prej 10 mld eurosh për vitin e ardhshëm! Ok!
2. Ndërsa vetëm për sportet, sipas “rekordit” të Blendi Gonxhes, për 2027-tën janë fiksuar: 749.7 milionë lekë!
3. Kosova, miratoi buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm 4.27 miliardë euro!
4. Vetëm për sportin, Kosova akordoi 70 milionë euro! Kalkulimet bëjini vetë se janë të thjeshta!
Ku është anti-gazetaria këtu z.ministër?
Askush nuk e ka personale me askënd, aq më tepër me JU! Thjesht z.ministër shikoi pak shifrat se gëlojnë dhe ulërasin! Janë fakte që janë fare afër, dhe krejtësisht transparente! Jam i bindur që i di.
Përtej buxhetit të sportit, Shqipëria, ende pa ligj sponsorizimi, diskuton tavanin sponsorizues prej 20, apo 30 miliardë lekësh për art, kulturë dhe sport bashkë, teksa Kosova e futbollit, vetëm për vitin e kaluar faturoi mbi 20 milionë euro të ardhura nga sponsorizimi për ekipet e futbollit. Vetëm për futbollin
Ku është anti-gazetaria këtu zoti ministër!
Vazhdojmë me ca shifra të tjera shumë serioze, në suazën e “anti-gazetarisë”, tuaj që janë thjesht FAKTE:
• Bullgaria rregjistron shifrën rekord të Buxhetit të shtetit për sportin për 2027-tën: 107 milionë euro!
• Serbia, vetëm për Federatën e Futbollit ka akorduar për vitin tjetër 32 milionë euro buxhet, teksa shteti shqiptar pret t’i hedhë ndonjë “kockë” FSHF-së për Europianin e 2027-tës! FSHF i pret, shteti ia premton, ende nuk ia ka akorduar, ndërsa vitin e ardhshëm, jam shumë i sigurtë që Taulanti i pari, më pas të tjerët, do të postojnë me entuziazëm foto e video nga sfidat e Europianit të U-21 nga “Air Albania”!!! Sepse do ndihen krenarë që e sollën atë event në Tiranë, e jo vetëm!
• Mali i Zi, vetëm për lojërat Olimpike i akordoi plot 7.2 milionë euro Komitetit Olimpik të Malit të Zi, ndërsa këtu Ministria e Sporteve i dha 170 milionë lekë publike sportit universitar, pa bërë asnjë audit dhe kontroll se çfarë u bë me ato lekë! Di njeri, kush dhe si u përdorën ato para? Mos ndoshta për këtë fond abuzues u “sakrifikua” edhe një zv.ministër, apo ka arsye tjetër?
Edhe një here se janë shifra therrëse:
Kosova 70 milionë euro buxhet sportit me 4.27 mld buxhet total shteti, ndërsa Shqipëria 10-fish më pak me gati 10 miliardë buxhet shtetëror, o Blend!
Në anën tjetër: Vetëm për Superbuxhetin e shtetit të këtij viti, kosto e financimit të PR dhe anoncimit, në rrjetet sociale për të gjithë deputetët bashkë presupozohet të jetë shumë e konsiderueshme e shpenzuar, natyrisht jo me pare xhepi (postime foto video, reels, tik-tok, komente etj etj etj), në të gjitha kanalet sociale, teksa sportin e kanë lënë me 7 milionë euro buxhet vjetor, pa federatën e futbollit të përfshirë, dhe me mbi 32 federata me buxhet të palëvizur nga vjet, dhe mbi mbi 15 federata të tjera me projekte financimi minore.
Entuaziazmi ishte jashtëzakonisht i madh! Blendi, ditën e ndeshjes me Finlandën, kur u miratua versioni i tij kishte një gëzim të papërshkrueshëm në komunikimin e tavanit prej 20 miliardësh, që më pas depuetët Braçe e Balla e ndryshuan në rritje(sic thuhet lart e poshtë) në 30 miliardë për art, kulturë e sport.
Së fundmi, po bëjnë Sponsorizimin!
Nice! Më në fund edhe një gjë e mirë, por që duhet bërë realisht mirë! Pa diktat, se në çfarë destinacioni do të shkojnë lekët, dhe pa orientim të subjekteve sponsorizuese, për ato përfituese. Risku është që fondet të diktohen!
Tavani është zgjeruar, por në ligj lipset të përfshihen të gjitha kriteret e ndarjes së këtij tavani përfitues, mes sportit, artit e Kulturës. Ndryshe, do të shohim një tallava të madhe klienteliste, për të zënë radhë e për të vënë “shishen e qumështit” te ministria e Sportit, se kush kontratë do të miratohet më parë. Natyrisht, prioritet do të kenë më operativët dhe njohësit më të mirë të negocimit faktik!
Sa për shifrat e mësipërme të buxhetit të sportit, rrimë te 700 e ca milionët që janë ndarë për vitin e ardhshëm! Jemi mirë, ose, më mirë prishet!
Kosova merr 70 milionë euro për sportin, teksa Federata Serbe e futbollit që do të bashkë-organizojë Europianin më Shqipërinë, ka gati 32 milionë euro, kjo e jona këndej në pritje! Mirë do të ishte që alokimin e fondit të futbollit ta shikonim sërish nga ndonjë dalje publike në fcb, apo insta, ndoshta këtë radhë jo nga ministri, por pse jo, nga zëvendësministri i ri, që pritet të emërohet javën e ardhshme!