Zgjedhja e Zinedin Zidanit për të grumbulluar në Kombëtaren e Francës një lojtar nga kategoria e dytë gjermane ka tërhequr vëmendje të madhe për opinionin sportiv. Sael Kumbedi është bërë pjesë e ekipit A për herë të parë në karrierën e tij.
“Më erdhi telefonata dhe mendova me vete: ‘Dreqi ta hajë, a është vërtet e vërtetë kjo?'”, ka zbuluar mbrojtësi i Volfsburgut. Por pavarësisht se luan në Bundesliga 2, Kumbedi nuk ndihet aspak inferior në Kombëtaren franceze. Ai është shprehur se nuk ndjen aspak presion dhe se është përballur më parë me yjet e Francës.
“Presion? Jo, zero. Thjesht jam i lumtur. Ky është një nivel më i lartë se ai i grupmoshës U-21. Kam luajtur tashmë kundër shumicës së këtyre lojtarëve. Jam i lumtur që jam këtu, por nuk jam as si ndonjë fëmijë në Disneyland”, është shprehur Sael Kumbedi./Sport Ekspres/