Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar listën me 7 futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje të rëndësishme të muajit nëntor.
Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për t’u bashkuar me Kombëtaren shqiptare. Ndërkohë nga ana tjetër, Maran foli në konferencë mbi listën dhe risinë e re ku tifozët e Shqipërisë mund të ndjekin stërvitjen e Kombëtares.
“Jemi në vendin e parë për sa i përket pritshmërive për gol, jemi në vendin e parë sa i përket golave të pakët të pësuar dhe jemi në vendin e parë sa i përket goditjeve të pakta që marrim në portë. Balliu ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja, ndërkohë sa i përket Strakoshës, do ta kishim vendosur në rrezik nëse e grumbullonim tani. Kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur në vendin e parë të grupit.
Ne kemi vendosur që ditën e hënë të hapim portën për të gjithë tifozët që duan të ndjekin seancën tonë stërvitore, duam të kemi një sinergji mes ekipit, lojtarëve dhe tifozëve. Kushdo që të ndjeki stërvitjen nga tifozët në Shtëpinë e Futbollit, e ka derën e hapur. Jasir Asani? E ka vëmendjen tonë, por duhet të vazhdojë. Kam zgjedhur këta lojtarë pasi dua garancinë, por jo se lojtarët e tjerë janë jashtë vëmendjes tonë”, tha Maran. /Sport Ekspres/