Pilo ka arritur të shënojë një gol historik kundër Real Madrid. Një gol që i dha avantazhin 2-1 AEK, por për fat të keq, përmbysja në 2-3 erdhi nga madrilenët. Por më shumë sesa goli, mbrojtësi i Shqipërisë festoi një tjetër moment.
Vetëm pak minuta para golit, Pilo ishte në një tjetër aksion sulmues dhe u kthye mbrapa me shpejtësi pasi topi i përkiste Realit në kundërsulm. Për më tepër afër zonës ndodhej Mbappe me topin në kontroll dhe Pilo duhej t’ia hiqte nga këmba.
Në dukje mision i pamundur, jo vetëm për aftësitë e francezit, por edhe konsumimin dhe lodhjen e madhe të shqiptarit në konsumimin e energjisë. Pasi ia doli, Pilo praktikisht e festoi atë moment më shumë se goli duke e shoqëruar me të sharën në gjuhën shqipe…Të q..sha motrën! /Sport Ekspres/