Një mbrëmje e paharrueshme për Stavros Pilion! Futbollisti shqiptar ka përjetuar një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, duke gjetur rrugën e rrjetës përballë Real Madridit në Champions League.
Në përballjen mes AEK-ut të Athinës dhe gjigantëve spanjollë, Pilo ka arritur të lërë gjurmën e tij në një sfidë të madhe europiane. Mbrojtësi shqiptar ka realizuar ndaj një prej klubeve më të mëdha në historinë e futbollit, duke marrë vëmendjen e tifozëve shqiptarë.
Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi që skuadra greke të shmangte humbjen, pavarësisht se në të 75, do e çonte rezultatin në 2-1. Real Madridi arriti të triumfonte me rezultatin 3-2, në një përballje me pesë gola dhe emocione deri në fund.
Pavarësisht rezultatit, për Pilion kjo është një arritje e veçantë. T’i shënosh Real Madridit në kompeticionin më prestigjioz europian është një moment që mbetet gjatë në kujtesë. Një tjetër arsye krenarie për futbollin shqiptar, me Pilion që tashmë mund të mburret se ka mposhtur portierin e Real Madridit në skenën e Champions League. /Sport Ekspres/