Përmbysje spektakolare në Champions League, Manchester United mposht Romën në një fund dramatik!

Manchester United ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në Champions League, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2 në “Old Trafford”, pas një përmbysjeje që do të mbahet mend gjatë. Skuadra angleze e Michael Carrick ishte në disavantazh të dy golave, por reagoi fuqishëm në pjesën e dytë.

Roma e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 11-të me Matias Soulé. Vetëm shtatë minuta më vonë, Donyell Malen dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, duke e vështirësuar ndjeshëm misionin e vendasve. Manchester United u rikthye në lojë në minutën e 58-të, kur Bruno Fernandes realizoi një penallti të përsëritur, pasi tentativa e parë ishte ndalur nga portieri kundërshtar.

Kur Roma mendonte se do të largohej me një fitore të madhe, në skenë doli Matheus Cunha. Sulmuesi brazilian barazoi shifrat në minutën e 83-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë realizoi golin e përmbysjes, duke shpërthyer festën në “Old Trafford”. Cunha u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë, por United arriti të ruante avantazhin deri në fund, duke siguruar një triumf 3-2. /Sport Ekspres/