Partizani i jep tjetër goditje Teutës në rrugën e titullit, një gol që vlen për t’i marrë tre pikët

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Teutën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore. Një sukses me shumë vlerë për skuadrën kryeqytetase, që arrin të rikthehet te fitorja pas një periudhe të vështirë me rezultate negative. Nga ana tjetër, Teuta nuk arrin të përfitojë nga faktori fushë dhe largohet duarbosh nga kjo përballje.

Ndeshja ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan të gjenin rrugën e rrjetës. Partizani arriti të shfrytëzonte momentin e tij, ndërsa durrsakët nuk ia dolën të konkretizonin rastet e krijuara, teksa goli i Atanaskovskit në të 59 mjaftoi që Partizani të dilte me tre pikë. /Sport Ekspres/