Real Madridi zbulon pasardhësin e Haalandit? 15-vjeçari është një fenomen, shënon gola me ritëm të frikshëm!

Real Madridi duket se ka zbuluar një tjetër talent të jashtëzakonshëm në akademinë e tij. Bëhet fjalë për Mikel Lopez, një sulmues vetëm 15-vjeçar, i cili ka mahnitur drejtuesit madrilenë me fizikun dhe aftësitë e tij përpara portës. Në Madrid besojnë se kanë në duar një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm, madje krahasimet me Erling Haaland kanë nisur që tani. Lopez është plot 1.92 metra i gjatë, ndërsa kur ishte vetëm 10 vjeç kishte arritur një lartësi prej 1.80 metrash.

Por ajo që bie më shumë në sy është statistika e tij përpara portës. Sulmuesi i ri ka realizuar plot 148 gola në kategoritë e moshave, duke treguar një instinkt të jashtëzakonshëm golashënuesi. Ai aktivizohet si numër nëntë në ekipin e moshave të Real Madridit dhe spikat për forcën fizike, shpejtësinë dhe dominimin në duele. Lopez ka shkëlqyer edhe me Spanjën U-15, me të cilën fitoi Kupën e Botës për këtë grupmoshë. Në ndeshjen ndaj Barbadosit, ai realizoi një tregolësh brenda vetëm nëntë minutave. Sigurisht, rruga drejt futbollit profesionist është ende e gjatë, por Reali duket se ka një perlë të vërtetë në akademinë e tij. /Sport Ekspres/