Zbulohet shkalla e dëmtimit të Armando Brojës, shqiptari ngel për javë jashtë fushës së blertë

Përpara se të largohej si trajneri i Burnley, Hayen zbuloi pak nga situata e Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar pas shumë kohësh, por në atë fushë me shi, duke u përpjekur për të treguar veten tij kundër Lincol, Broja nuk qëndroi më shumë se 10 minuta.
Futbollisti i Kombëtares ndieu një tërheqje rrëzë kofshës dhe është larguar nga fusha duke çaluar, pa pasur nevojë për barelë, për fatin e mirë.

“Duket si një dëmtim serioz, Broja po ndiente shumë dhimbje”, tha Hayen, përpara se të largohej nga posti i trajnerit të Burnley, pas asaj humbje shkatërruese me Lincoln. Pra duke parë faktin se Broja ndiente shumë dhimbje, por nga ana tjetër doli vetë nga fusha e blertë, pritet që ky dëmtim të jetë i shkallës së dytë. Kështu sulmuesi ynë pritet që të mungojë për 3-6 javë në Angli, duke humbur kështu kohë rikuperimi me trajnerin e ri që Burnley pritet ta zyrtarizojë këto ditë. /Sport Ekspres/