“Nga nesër kam shumë për të thënë për Realin”, Laporta ndez “el klasikon”: Klubet tona kanë kaluar në përplasje mes tyre

Ditët deri në momentin e “el klasikos” pritet të jenë të nxehta. Marrëdhënia mes Barcelonës dhe Realit është e tensionuar dhe këtë e ka pranuar vetë Joan Laporta. Presidenti i katalanasve ka thënë për mediat se duke nisur nga nesër, pra pasi të ketë përfunduar ndeshja me PSG-në, do të flasë për Realin. Laporta shton se ka shumë për të thënë për madrilenët dhe se tashmë dy klubet, jo vetëm që i kanë prerë marrëdhëniet, por tashmë janë në një përplasje me njëri-tjetrin.

“Për Madridin do të flasim duke filluar nga nesër, sepse ka shumë për të thënë. Nuk ka më marrëdhënie. Madje do të thoja se ka një përplasje. Ata duan ta shmangin vëmendjen me ‘çështjen Negreira’, por nuk ka asgjë aty. E kanë humbur të gjithë besueshmërinë. Mendoj se kanë bërë një gabim dhe po e paguajnë çmimin”, është shprehur Joan Laporta./Sport Ekspres/