VIDEO/ Trajneri nuk e kishte në plan ta fuste! Armando Broja hyn dhe shpërthen pas 2 minutash, asisti i hequr në mënyrë fatale

Armando Broja vazhdon që të ketë vështirësi të mëdha te Burnley. Pavarësisht se u la jashtë Kombëtares dhe Shqipëria i dha një mundësi të artë për të ndryshuar situatën në klub, shqiptari nuk e ka bindur trajnerin Hayen në stërvitje.

Gjatë ditëve që Kombëtaret po luanin, Armando Broja dhe një grup lojtarësh që nuk u grumbulluan nga Kombëtaret e tyre respektive, po vazhdonin stërvitjen te Burnley. Megjithatë për Brojën nuk kishte shumë lëvizje, i vetmi ndryshim ishte fakti se nga zgjedhje e katërt që ishte në herën e fundit, këtë herë Broja kaloi në zgjedhjen e tretë të trajnerit Hayen.

Si titullar, Burnley e nisi me Amdouni kundër ëatford dhe pjesa e parë përfundoi 0-3. Amdouni ka shënuar disa gola radhazi në ndeshjet e fundit dhe sot shënoi po një tjetër gol. Problemi qëndron se Vardy është tashmë preferenca e dytë e trajnerit Hayen dhe jo Broja. Me një ndeshje të mbyllur në shifrat 0-3, Hayen preferoi që në të 65 të aktivizonte Vardyn.

Kështu do të mbyllej kjo ndeshje, por në minutën e 84, trajneri i Burnley u detyrua të aktivizonte Brojën pas një dëmtimi të mesfushorit Alleyne, duke kaluar në skemën 4-4-2. Pas vetëm dy minutash, Broja bëri shpërthimin e parë në krahë duke lënë pas vetes dukshëm me fizik kundërshtarin e tij dhe duke i dhënë një asist perfekt Sapotaev, i cili goditi në portë, por topi do të devijohej me shumë fat për në goditjen e këndit.

Brojës iu mohua një asist, ndërsa në atë ekzekutim të goditjes së këndit do të vinte edhe goli i katërt i Burnleyt me Edëards. Ndërkohë pak minuta më vonë, Vardy do të realizonte golin e pestë me portën thuajse të boshatisur, por goli i tij do të anulohej. Tashmë mbetet të shihet nëse ky sinjal pozitiv do të jetë një vlerësim nga ana e trajnerit Hayen, që për momentin Brojën e ka si zgjedhje të tretë. /Sport Ekspres/