“Iu premtua se do luante titullar në 2 ndeshje”! Piers Morgan tregon si u thye Kristiano Ronaldo nga Portugalia, ishte tradhti e trajnerit

Piers Morgan ka zbuluar detaje të reja për atë që, sipas tij, ka ndodhur mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus. Sipas gazetarit britanik, përplasja nuk lidhet me dëshirën e Ronaldos për të qenë titullar në çdo ndeshje, por me mënyrën se si është trajtuar nga trajneri.

Morgan pretendon se Ronaldo kishte marrë fillimisht premtimin se do të luante dy ndeshjet e para të grumbullimit të Portugalisë dhe më pas do të pushonte në dy takimet e tjera. Megjithatë, më pas sulmuesit iu kërkua të aktivizohej për rreth 30 minuta ndaj Norvegjisë.

Ronaldo, sipas Morgan, pranoi kërkesën dhe u përgatit për të hyrë në fushë. Ai qëndroi rreth 25 minuta në nxehje, por në fund nuk u aktivizua fare. Kjo situatë thuhet se e ka irrituar ndjeshëm yllin portugez.

Morgan thekson se për Ronaldon çështja kryesore është respekti. Ai mendon se Jorge Jesus i ka premtuar diçka privatisht, ndërsa më pas ka vepruar ndryshe publikisht.

Megjithatë, Morgan mohon se Ronaldo pretendon të ketë një vend të garantuar në formacion. Sipas tij, 41-vjeçari e pranon se nuk duhet të jetë automatikisht titullar në çdo ndeshje. Problemi, sipas Morgan, është besimi dhe respekti mes palëve. /Sport Ekspres/