VIDEO/ Goli i Olise është e një niveli tjetër, shikoni realizimin e lojtarit të Francës kundër Italisë

Francë–Itali përfundon në barazim 1-1 në “Stade de France”, në një përballje spektakolare të vlefshme për Ligën e Kombeve. Zinedine Zidane nuk arrin ta festojë me fitore ndeshjen e parë në shtëpi si trajner i Francës, ndërsa Italia merr një pikë të rëndësishme në Paris.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Italinë që pati disa mundësi të rrezikshme. Franca e nisi më mirë fraksionin e dytë dhe në minutën e 55-të gjeti avantazhin. Michael Olise realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke mposhtur Gianluigi Donnarummën dhe duke çuar vendasit në avantazh.

Italia reagoi dhe në minutën e 68-të erdhi barazimi. Alessandro Bastoni përfitoi nga një gabim në daljen e Francës dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Në minutat e fundit, Franca pati raste për të rikthyer avantazhin, por Donnarumma ishte vendimtar në portë. Situata u komplikua edhe më shumë për vendasit në minutën e 85-të, kur Dayot Upamecano mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Me këtë rezultat, Franca shkon në 7 pikë dhe ruan vendin e parë në grupin A1, ndërsa Italia ngjitet në 4 pikë.

 

France [1] – 0 Italy – Michael Olise freekick 55′
by
u/OptimusCloyster in
soccer