“Këto ndeshje të ndihmojnë për të ndeërtuar mentalitetin e një ekipi”, Maran: E kam vendosur formacionin

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me San Marinon, duke nisur nga ora 20:45. Trajneri Rolando Marani është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide. Kreu i pankinës së Shqipërisë ka deklaruar se ndeshje të tilla janë ato që të ndihmojnë për të ndëtuar mentalitetin e një skuadreje. Maran ka deklaruar se e ka të qartë në kokën e tij formacionin me të cilët do të kërkojë fitoren.

“Janë ndeshje të tilla që ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet të kemi shumë respekt për ekipin e San Marinos. E rëndësishme është që të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme. Duhet të kemi identitet, por në varësi të situatave mund të provojmë edhe vertikalizimin. Mund t’i përdorim të dyja. Ne duhet të hyjmë në fushë për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe nuk duhet të kënaqemi thjesht me disa elementë të caktuar. Le të themi që formacionin e kam vendosur. Nuk mund ta them, sepse ende nuk e dinë lojtarët dhe do të ishte mungesë respekti po ta thoja pa e ditur ata. Ajo që më kënaq është se tifozët tanë do të jenë të pranishëm dhe në numër të madh. Kjo na bën përgjegjës për t’i bërë ata krenarë”, ka deklaruar Rolando Maran./Sport Ekspres/