I pafat/ Spaleti e mori talentin e Shqipërisë për ndeshjen e Europa League, por u përjashtua nga rregulli i padrejtë

Mes emrave të talenteve të rinjë nga të cilët pritet shumë te Shqipëria është edhe sulmuesi 18-vjeçar, Arman Durmisi. Ky i fundit është grumbulluar disa herë gjatë verës nga Spaleti te Juventusi dhe trajneri i bardhezinjëve kishte vendosur që ta merrte shqiptarin me vete për ndeshjen e Europa League, kundër NEC.

Durmisi do të ishte sulmuesi i tretë i Juventusit në organikë dhe do ta niste nga stoli, duke shpresuar për të marrë minuta në pjesën e dytë. Më pas Juventusit i është komunikuar se shqiptari nuk mund të luajë kundër NEC pasi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit me moshat e Juventusit në Europë. Një rregull i padrejtë që i heq një shans të artë nga duart Durmisit, pasi një karton i marrë nga ndeshjet me të rinjtë nuk duhej të ndikonte në ekipin e parë. /Sport Ekspres/