VIDEO/ Edon Zhegrova bën çmenduri me Juventusin në Serie A, hyn nga stoli dhe shënon 2 gola

I përfolur prej një viti nëse është apo jo në lartësinë e Juventusit, Edon Zhegrova ka dhënë përgjigjen e tij në fushën e lojës. Mbrëmjen e sotme ai dëshmoi përse bardhezinjtë e sollën me bujë të madhe në Torino dhe se çfarë mund të prodhojë në tapetin e gjelbër. Sulmuesi shqiptar bëri çmendurinë në sfidën e sotme ndaj Sasuolos.

Zhegrova hyri në fushë nga stoli dhe menjëherë bëri diferencën. Anësori nga Kosova dha shkëndijat e para me driblimet e tij, ndërsa në minutën e 82-të përjetoi për herë të parë shijen e golit me fanellën bardhezi.

Sasuolo e ktheu sërish rezultatin në favorin e vetë, por në minutën e 91-të Zhegrova ndëshkoi Muriçin për herë të dytë. Megjithatë, kjo mbrëmje e çmendur nuk u kurorëzua dot me pikë për të. Sasuolo gjeti rrugën e rrjetës në sekondat e fundit të lojës, duke fituar kështu me rezultatin 3-2./Sport Ekspres/