Po ndihmojnë njëri-tjetrin të shënojnë, Muçi: Kam një kimi shumë të mirë me Salah

Ernest Muçi dhe Mohamed Salah janë përshtatur mjaft mirë me njëri-tjetrit. Nëse në dy ndeshjet e para shqiptari asistonte për “faraonin”, mbrëmjen e djeshme ndodhi e anasjellta. Muçi foli për mediat pas ndeshjes, ku tregoi edhe raportin e shkëlqyer që ka krijuar në fushën e lojës me Salah.

“Ne punuam shumë për këtë ndeshje. Siç e dini, trajneri ynë Fatih është larguar. Për t’i bërë tifozët tanë të lumtur, u përgatitëm shumë mirë për këtë ndeshje. Kishim nevojë të tregonim një reagim në këtë ndeshje. Në fakt, morëm shpërblimin tonë për këtë. Ia dedikojmë 3 pikët tifozëve tanë.

Salah është një lojtar i shkëlqyer. Nuk kam nevojë ta them fare këtë. Kimia ime me të është shumë e mirë. Ne jemi vërtet një ekip me lojtarë me shumë përvojë dhe cilësorë”, ka deklaruar Ernest Muçi./Sport Ekspres/