Rei Manaj po shkëlqen në këtë fillim sezoni në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Sivasporit. Lojtari nga Lushnja shënoi gol në minutën e 61-të dhe i dha fitoren 1-2 skuadrës së tij në përballjen me Antaliasporin.
Rei Manaj konfirmoi edhe në këtë ndeshje se po gëzon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon. Tashmë sulmuesi 29-vjeçar numëron 6 gola të shënuar në 4 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar me Sivasporin./Sport Ekspres/