Lionel.Mesi dha dorëheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës. Finalja e Kupës së Botës ishte e fundit që ai luajti me fanellën bardhekaltër. I pyetur për këtë vendim të Mesit, Murinjo është përgjigjur me superlativa për 8 herë fituesin e Topit të Artë. Megjithëse për vite me radhë e ka pasur kundërshtarin më të madh në fushën e lojës, Murinjo ka treguar respekt maksimal për Mesin. Sipas tij, argjentinasi është nga ata lojtarë që do i mungojë të gjithëve, prandaj duhet shijuar loja e tij në MLS edhe në këto pak sezone që i kanë mbetur.
“Të flasësh për Messin është e komplikuar. Nuk ka shumë gjëra të tjera për të thënë. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë cilësinë e tij si lojtar. Edhe në këtë Kupë Bote, ku luajti në moshën 38 ose 39 vjeç, ai mbeti i njëjti lojtar që kemi parë gjithmonë. Ai është një nga ata lojtarë që do të na mungojë. Do të duhet të shohim disa ndeshje të MLS-së, gjë që nuk më emocionon veçanërisht, por duhet ta bëjmë për të shijuar plotësisht këto vitet e fundit, këto sezonet e fundit, për ta parë të luajë…”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/