Anis Mehmeti nuk kërkon që të largohet në Championship. Pasi Ipswich u ngjit në Premier League, kjo skuadër hoqi dorë nga Anis Mehmeti duke e nxjerrë jashtë planeve për këtë sezon. Futbollisti shqiptar përfundoi edhe dje në tribunë ndaj Manchester United, ndërsa Birmingham dhe Wrexham kërkojnë huazimin e tij. Megjithatë Anis Mehmeti ka kërkuar nga klubi që mos të huazohet dhe t’i jepet një shans për të treguar veten në Premier League. Deklarata e parë e trajnerit të Ipswich, O’Neil, ishte dashamirëse karshi lojtarit të Shqipërisë.
“Të gjithë lojtarët e këtij klubi futbolli janë të mirëpritur të qëndrojnë. Anis është djalë i shkëlqyer. Ai punon jashtëzakonisht shumë dhe ka cilësi. Kështu që, jo, nuk kam ndonjë gjë specifike për të thënë lidhur me Anisin apo këdo tjetër. Nëse qëndrojnë në klub, ne do t’i aktivizojmë dhe do të nxjerrim më të mirën prej tyre. E njëjta gjë vlen edhe për Anisin”, tha trajneri i Ipsëich. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/