Ndeshja zyrtare debutuese nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Zhoze Murinjon. Reali i Madridit ka fituar me vështirësi mbrëmjen e sotme përballë Espanjolit. Bellinghemi zhbllokoi shifrat që në minutën e 9 dhe për një çast dukej se ky Real do ta niste me goleadë sezonin e ri.
Por Espanjoli reagoi në minutën e 30 me anë të Kalatravës. Ky fundit e dërgoi rezultatin në 1-1, i cili mbeti i pandryshuar deri në minutën e 90. Pikërisht në këtë moment Espi arriti të shënonte golin e fitores 1-2 të Realit të Madridit. Lojtari 21-vjeçar hyri në fushë në minutën e 80 dhe vetëm 10 minuta më vonë shpëtoi Murinjon nga dështimi në debutim./Sport Ekspres/