Paolo Maldini ka rrëfyer së fundmi prapaskenat e negociatave me Pep Guardiolën. Ish-drejtori teknik i Kombëtares italiane ka treguar se Guardiola ishte shumë pranë firmës, Tekniku katalanas po mendonte për formacionin që do të përdorte me “axurrë”, por siç tregon edhe Maldini, më pas vendosi të kalonte më tepër kohë me familjen.
“Ishim shumë afër emërimit të Pep Guardiolës si trajner i ri i Italisë. Pep do të pranonte të njëjtën pagë si trajneri i mëparshëm dhe gjithashtu filloi të mendonte për lojtarët dhe formacionin e mundshëm.
Pas disa ditësh, Pepi vendosi të refuzonte pasi ishte i lodhur dhe donte të kalonte pak kohë me familjen e tij… ne e respektojmë këtë”, ka treguar Paolo Maldini./Sport Ekspres/