Mirlind Daku është zyrtarisht lojtar i Spartakut të Moskës. Transferimi i tij është duartrokitur nga ish-lojtari i klubit. Valeri Keshinovi. Ky i fundit ka thënë për “Match TV” se Daku ishte pikërisht sulmuesi që i mungonte Spartakut. Sipas tij, tashmë klubi rus ka dyfish shanse për të fituar kampionatin.
“Nëse Daku sjell cilësitë e tij më të mira në lojën e Spartakut, shanset e ekipit për të fituar kampionatin do të dyfishohen. Spartakut i mungonte pikërisht ky lloj sulmuesi”, ka thënë Valeri Keshinovi./Sport Ekspres/