Klubi gjerman është i bindur për Asllanin, e duan edhe nëse nuk largohet ylli i ekipit

Fisnik Asllani është një nga lojtarët e kampionatit gjerman më të përfolur në merkato. Sulmuesi shqiptar la pas një sezon mjaft pozitiv me Hofenhajmin në Bundesligë, çka ka bërë që emri i tij të lidhet me disa ekipe mjaft të njohura këtë verë. Përpos interesimit të Barcelonës, Lajpcigu është një nga klubet që po ngulmon për transferimin e Asllanit.

Gazetari gjerman, Florian Pletenberg, ka bërë me dije se 23-vjeçari i Kosovës mbetet zgjidhja e preferuar e Lajpcigut për sulmin. Ai shton se shitja apo jo e yllit të ekipit, Diomandesë, nuk do të ketë aspak ndikim në negociatat me Asllanin. Drejtuesit e klubit mendojnë se të dy lojtarët janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se nuk luajnë në të njëjtin pozicion./Sport Ekspres/