Kristjan Asllani është pranë kalimit në Premier League. Mesfushori shqiptar nuk vlerësohet aspak nga zikaltërit që këtë herë shkuan larg me lojtarin e Kombëtares tonë, teksa vendosën që ta lënë atë edhe jashtë miqësoreve përgatitore për sezonin e ri. Një sinjal i qartë ky për Asllanin që duhet të largohet sa më shpejt pasi nuk do të ketë asnjë vend në ekip. Ndërkohë sipas mediave në Itali një interesim i fundit ka ardhur për mesfushorin e Shqipërisë.
Hull City, që do të jetë pjesë e Premier League në këtë sezon kërkon shërbimet e lojtarit shqiptar. Anglezët kërkuan një huazim me të drejtë blerje nëse Asllani përmbush pritshmëritë, por Interi nuk kërkon të zgjas më shumë telenovelën. Zikaltërit e lëshojnë Asllanin vetëm në rast se janë të sigurt për largimin e tij. Pra italianët kërkojnë që Hull të jetë e detyruar për ta blerë Asllanin në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/