Xabi Alonso nuk e ka nisur me rezultate pozitive përvojën e tij të re në krye të Chelsea-t. “Blutë e Londrës” janë mposhtur nga Tottenhami, edhe pse kishin në fushë një lojtar më shumë se sa kundërshtari. Megjithatë, trajneri spanjoll nuk shqetësohet aspak nga kjo humbje. Ai i ka thënë gazetarëve se ekipi është ende në fazën përgatitore dhe rezultati nuk ka rëndësi.
“Jemi në fazën përgatitore dhe rezultati nuk është gjëja më e rëndësishme. Mendoj se ishte pozitive për shumë lojtarë që luajtën 75 minuta për herë të parë. Ishte një ndeshje e luftuar fort. Kjo është ajo që presim në Premier League”, ka deklaruar ndër të tjera Xabi Alonso./Sport Ekspres/