Jurgen Klop ka firmosur deri në korrikun e vitit 2030 për të qenë trajner i Gjermanisë. 59-vjeçari është prezantuar sot përpara mediave, të cika e ua ka bërë të qarta kushtet e tij. Trajneri gjerman ka deklaruar se në rast se gazetarët merren me familjen e tij, atëherë ai do t’i japë fund marrëveshjes pa kërkuar asnjë dëmshpërblim mbrapsht.
“Nuk po e bëj këtë punë për veten time. Po e bëj për ju. Po e pranoj këtë punë edhe pse e kam parë se si e ke trajtuar Julian Nagelsmanin. Po e pranoj edhe pse e kam parë se si e ke trajtuar Tomas Tuhelin.
Nëse sulmoni familjen time, unë iki. Nëse mendoni se jam një plehër, ma thoni ballë për ballë dhe do të iki menjëherë, pa kërkuar asnjë kompensim”, ka deklaruar Jurgen Klopi./Sport Ekspres/