Italia gjendet në një nga periudhat më të vështira në historinë e saj. Mungesa për të tretën herë në Kupën e Botës ka vënë në lëvizje axurrët, të cilët tashmë janë gati për revolucionin e madh. Ndryshimi i parë erdhi nga kreu i Federatës dhe tanimë po vazhdon në postet e tjera drejtuese të Kombëtares.
Një emër i njohur si Paolo Maldini është emëruar së fundmi në postin e drejtorit teknik të Kombëtares italiane. Më tej lëvizja e radhës pritet të jetë në krye të pankinës. Ndër kandidatët më të përfolur dhe më të pëlqyer për kampin italian është Pep Guardiola. Ky i fundit momentalisht është pa ekip, ndërsa në të shkuarën ka shprehur dëshirën për të drejtuar një ekip kombëtar.
Aspekti financiar mbetet një pengesë për arritjen e pengesave, por emri i madh i Italisë dhe sfida për ta rikthyer në vendin që i takon në futbollin europian është një sfidë joshëse për një trajner si Guardiola. Gjithashtu, një nga argumentet me të cilat Maldini do të përpiqet të bindë teknikun katalanas është rivaliteti me Klopin. Ky i fundit do të marrë drejtimin e Gjermanisë dhe kjo do të thotë që rivaliteti mes dy trajnerëve do të zhvendoset në arenën ndërkombëtare, duke i dhënë edhe më tepër hijeshi botës së futbollit./Sport Ekspres/