Lamin Jamali ndez duelin me Francën: Ata duhet të na kenë frikë

Spanja ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku do të përballet me ekipin më në formë të momentit, Francën. Megjithatë në kampin iberik janë të qetë për këtë sfidë. Madje, e ndjejnë veten superiorë. Lamin Jamali ka ndezur këtë duel para kohe, teksa ka deklaruar se nëse ka një ekip që Franca duhet ta ketë frikë, ai është Spanja. Lojtari i Barcelonës ka kujtuar sërish faktin se andaluzianët e kanë mposhtur Francën 2 herë radhazi që nga Euro 2024.

“Ka dy mundësi… ose Franca do kualifikohet për të tretën herë radhazi në finale të Kupës së Botës, ose ne do t’i mposhtim për herën e tretë radhazi. Mendoj se nëse Franca duhet të ketë frikë nga dikush, jemi ne, pasi ne jemi ata që i kemi eliminuar më parë”, ka deklaruar Lamin Jamali./Sport Ekspres/