Kristi Bespallov është një sulmues anësor i formuar në Shqipëri dhe në vitin e tij të fundit në futbollin tonë, ishte pjesë e Kukësit. Më pas ai iu bashkua një prove në Ceki me Karvinën, duke qenë pjesë e kësaj skuadre në seancat stërvitore që ata kanë zhvilluar përgjatë kësaj kohe.
Megjithatë interesimet për të nuk mungojnë nga ekipet e Superiores, teksa janë disa skuadra elitare që po kërkojnë shërbimet e tij. Nga kryeqyteti ku flitet Partizani dhe Tirana, te Skënderbeu dhe Flamurtari, një sy për merkaton e verës e kanë hedhur pikërisht te Bespallov. /Sport Ekspres/