Ylber Ramadani është larguar nga Leçja. Pas tre viteve me fanellën verdhekuqe, mesfushori shqiptar ka vendosur të hapë një tjetër kapitull në karrierën e tij. Këtë herë sfida e radhës është Turqia. Ramadani do t’i bashkohet Çorumit, që ka paguar 1 milionë euro për kartonin e tij, deri në vitin 2029.
Klubi Leçe ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Instagram” se 30-vjeçari shqiptar do të largohet. Klubi italian e ka falenderuar Ylber Ramadani për kontributin e dhënë, teksa ka çmuar të luajturin me zemër, rekuperimin e topave dhe vrapimin e palodhur nga ana e tij.
“Për çdo top të rikuperuar, për çdo centimetër të vrapuar në fushë, për luftën gjithmonë me zemër dhe vendosmëri që na dallon. Faleminderit për gjithçka që keni bërë me fanellën tonë dhe fat të mbarë për të ardhmen tuaj të re”, ka shkruajtur klubi Leçe./Sport Ekspres/