Mesfushori dhe një nga liderët e kombëtares gjermane, Joshua Kimmich, ka shprehur një optimizëm të madh për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026. Kimmich ka theksuar se Gjermania ka synime të qarta dhe një besim të plotë te forca e grupit.
Sipas tij, dështimet dhe zhgënjimet në kompeticionet e kaluara tashmë i përkasin së shkuarës dhe kanë shërbyer si një mësim i vlefshëm për t’u rritur. Kimmich nënvizoi se atmosfera brenda kampit gjerman është e shkëlqyer dhe se lojtarët janë më të bashkuar se kurrë për të rikthyer Gjermaninë në majat e futbollit botëror.
“Atmosfera është gjithmonë pozitive kur fitohet një ndeshje. Por unë e vlerësova pozitivisht edhe para ndeshjes së parë. Jo çdo ditë është perfekte, por është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojmë mirë njëri-tjetrin në mënyrë që të punojmë drejt qëllimit tonë.
Shumë ekspertë thonë se lojtarët tanë deheshin bashkë dhe se gjithçka ishte perfekte pas kësaj fitore të thellë. Unë nuk besoj në këtë. Unë besoj se nëse jep më të mirën tënde në fushë, atëherë mund ta forcosh më tej atë ndjenjë bashkësie, edhe nëse pi ujë të qetë vetëm në mbrëmje”, tha Kimich. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/