Një penallti zbeh shanset e Çekisë, Afrika e Jugut i rrëmben pikë çekëve mes polemikave

Shanset e Çekisë për të kaluar grupin janë zbehur ndjeshëm pas ndeshjes së sotme. Çekët janë ndalur në një barazim 1-1 nga Afrika e Jugut. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 6 të saj nga Sadileku. Çekët ruajtën epërsinë deri në minutën e 83-të, kur gjyqtarja e takimit akordoi një 11 metërsh.

Ky vendim ngjalli jo pak polemika, teksa dora e lojtarit të Çekisë gjendej në pozicion natyral. Mokoena u tregua i saktë nga penalltia, duke vulosur shifrat në 1-1./Sport Ekspres/