Puna e palodhur e Ylber Ramadanit është shpërblyer. Klubi Leçe ka vendosur t’i zgjasë kontratën deri në vitin 2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verdhekuq përmes llogarive zyrtare në rrjetet sociale.
“US Leçe njofton se ka ushtruar opsionin për një zgjatje njëvjeçare të kontratave ekzistuese me lojtarët Lamek Banda, Antonino Galo dhe Ylber Ramadani. Skadimi i ri kontraktual i tre lojtarëve verdhekuq është zgjatur deri më 30 qershor 2027”, ka njoftuar klubi Leçe./Sport Ekspres/