Atletiko e Madridit tallet me Realin: Na bëni për të qeshur më shumë se sa Barcelona

Atletiko e Madridit nuk i ka kursyer ironitë për rivalët e drejtpërdrejtë të qytetit. Reali i Madridit njoftoi mbrëmjen e sotme se ka ofruar 150 milionë euro për Julian Alvarezin.

“Pasi e studioi dhe e vlerësoi atë, Atletiko e Madridit e ka falënderuar klubin për ofertën, të bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë midis të dy klubeve, dhe e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”, ka njoftuar klubi Real Madrid.

Një deklaratë që është hedhur poshtë nga ana e Atletikos. Këta të fundit kanë reaguar përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, ku i janë përgjigjur me ironi rivalit të tyre.

“Deklaratë zyrtare me sqarimet tona në lidhje me deklaratën zyrtare nga fqinjët tanë të Realit të Madridit:

  1. Ju keni prerë videon tuaj të Papës, ku ka thënë se ishte gjithashtu tifoz i Atletikos.
  2. Duhet ta keni ngatërruar mirësjelljen me mirënjohjen, por vetëm që të mos ketë dyshim: nuk po ju falënderojmë për asgjë.
  3. As nuk po shqyrtojmë dhe as nuk po vlerësojmë asnjë ofertë për Julianin.
  4. Si mund të mos shkojmë mirë, kur na bën të qeshim edhe më shumë se…Barcelona”, ka shkruajtur klubi Atletiko Madrid./Sport Ekspres/