Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të 3-tin vit radhazi. Edhe këtë herë, rrogozhinasit kanë siguruar kështu pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Champions League-s. Deri më tani janë 14 skuadra kundërshtarë potencial për Egnatian.
Në këtë tur të parë kualifikues, ekipi i Nevil Dedes rrezikon të përballet me Dritën e Kosovës, ndërsa kundërshtari më i vështirë mbetet Universitatea e Kraiovës, kampione e Rumanisë. Më tej, UEFA mund të ndajë ekipet në grupe më të vogla, duke e ulur numrin e kundërshtarëe potencialë. Shorti do të hidhet më 16 qershor.
Kundërshtarët e mundshëm të Egnatias:
- Shamrok Rovers (Irlandë)
- Kups (Finlandë)
- Drita (Kosovë)
- Linkoln Red Imps (Gjibraltar)
- Borac Banja Luka (Bosnje dhe Hercegovinë)
- Vikinguri i Rejkjavikut (Islandë)
- Kairati (Kazakistar)
- Universitatea Kraiova (Rumani)
- Riga (Letoni)
- KI (Ishujt Faroi)
- Larne (Irlanda e Veriut)
- Flora (Estoni)
- Petrokub Hinçesti (Moldavi)
- Nju Saints (Uells)